PËRFORCIMI URGJENT

Foto: mundodeportivo
Barcelona aktivizon klauzolën e Braithwaite, njofton LaLigan
19 February, 2020 @17:19
Martin Braithwaite do të jetë futbollist i ri i Barcelonës. Barcelona para pak çastesh ka informuar LaLigan se ka paguar klauzolën e lirimit të sulmuesit danez, 18 milionë euro, ashtu që ai të lirohet nga ekipi i tij Leganes.
Sulmuesi 28 vjeç do të prezantohet nesër (e enjte, 20 shkurt) ndërsa do të jetë i gatshëm të punojë në urdhërat e Quique Setienit që në ndeshjen e radhës të LaLigas, të shtunën ndaj Eibarit.
Si erdhi te leja për transfer pas përfundimit të afatit kalimtar?!