ATALANTA 4-1 VALENCIA

Foto: Atalanta/tw
Ëndrra e Atalantës, vazhdon
19 February, 2020 @22:56
Atalanta me lojë të jashtëzakonshme sonte, duket se do të vazhdojë ëndrrën në Champions League, pasi që ka mposhtur thellë Valencian në San Siro 4-1 [Hateboer 16, 62, Ilicic 42, Freuler 57 - Cheryshev].
Kroati Mario Pasalic ka bërë dy asistime në fitoren e ekipit të Gian Piero Gasperinit, derisa ndeshja e kthimit në Mestalla luhet më 10 mars.