TOTTENHAM HOTSPURS 0-1 LEIPZIG

Foto: ucl
Penalltia vendos në Londër
19 February, 2020 @23:05
Ekipi i trajnerit Julian Nagelsmann, Leipzig, ka arritur të shënojë fitore të madhe si mysafir sonte në Londër, pasi që pas një ndeshjeje jashtëzakonisht intensive dhe me shumë raste, ka mposhtur Tottenhamin e Jose Mourinhos 0-1 [Werner 58p].
Zëvendësimet e pjesës së dytë, pas golit të pranuar nuk kryen punë për Tottenhamin, përkundër se rastet ishin aty, ndërsa gjermanët tash janë pranë befasisë së radhës dhe e tëra që duhet të bëjnë me 10 mars është të ruajnë rezultatin e arritur sonte, me një lojë të tillë.