VENDIMI I FUNDIT

Besës i kthehen pikët, ngrit distancën në krye të tabelës
21 February, 2020 @23:11
Pejanët do të nisin stinorin pranveror të Ligës së Parë edhe me më shumë pozitivitet për të kërkuar Superligën.
Kjo pasi që skuadra e Besës së Pejës para pak minutash ka publikuar Vendimin e FFK-së që ua kthen ekipit nga Shahin Haxhiislami tre pikët e marra për shkak të mos kryerjes së obligimeve ndaj futbollistëve të saj.
Besa kështu, tash me tabelën e re, që e shihni këtu ka 31 pikë dhe veçse ka 4 pikë më tepër sesa ndjekësi i parë në klasifikim.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Në Vendimin e Komisionit Disiplinor të FFK-së me datë të sotme shkruan:
1. Pezullohet vendimi i shkallës së parë marrë në datën 18.10.2019 lidhur me dënimin ndaj KF Besa për marrjen e tre pikëve.
2. KF Besa nga Peja i kthehen pikët e marra nga Vendimi i 18.10.2019.
Ndërsa në arsyetim është shkruar se KD ka vërtetuar se arsyeja për suspendim ka pushuar, pasi që KF Besa ka përmbushur (paguar) obligimet e tërësishme të të hollave ndaj lojtarëve që kishte shkaktuar heqjen e pikëve.