BRESCIA 1-2 NAPOLI

Foto: SSCNapoli/fb
Napoli ngritet për 3 pozita pas fitores me përmbysje sonte
21 February, 2020 @22:47
Napoli i drejtuar nga Gennaro Gattuso ka arritur që me përmbysje të mposht ekipin e Brescias 1-2 [Chancellor 26 - Insigne 46p, Ruiz 54].
Brescia që luajti më mirë në pjesë të parë edhe arriti te goli i epërsisë, por fillimi i pjesës së dytë u tregua fatal për ta, pasi që napolitanët reaguan shpejt dhe arritën te rezultati i dëshiruar për fitore.
Te Brescia për 5min e fundit të ndeshjes u paraqit lojtari i kombëtares shqiptare, Emanuel Ndoj, ndërsa Elseid Hysaj ngrohu bankën e Napolit përgjatë 90min të takimit.
Me këtë fitore, Napoli ngritet prej pozitës së nëntë në të gjashtën, me një ndeshje më shumë sesa kundërshtarët.
Brescia, në luftë për mbijetesë.
TABELA AKTUALE:
...
5. Roma 39p
6. Napoli 36p
7. Verona 35p
8. Parma 35p
9. Milan 35p
...
18. Genoa 22p
19. Brescia 16p
20. SPAL 15p.