KEK 1-0 LIRIA
KEK-u e nis mbarë, Shengyli rikthehet me humbje te Liria
22 February, 2020 @15:12
Skuadra e KEK-ut që kishte nisur pjesën pranverore të stinorit në vend të dhjetë të klasifikimit, pas ndeshjes së parë të pjesës së dytë të sezonit, pa veten në pozitë të shtatë të tabelës.
Kjo pasi që elektricistët sot janë treguar më të mirë sesa Liria e Prizrenit në Agron Rama, duke i mposhtur ata me rezultat minimal pas një goli të ardhur në minutën e 25-të të takimit, 1-0. Golin e vetëm dhe të fitores për ekipin e KEK-ut e shënoi sot Rilind Namani, që pranoi një top të mirë prej kapitenit Besart Dushi - dhe kjo mjaftoi për fitore.
Liria nuk ka arritur t’i konkretizojë rastet që i kishte dhe kështu KEK-u shënoi e nis mbarë me fitore pranverën në Ligë të Parë duke i kapur tre pikë për ikje nga pjesa e poshtme e tabelës. Kështu, trajneri i rikthyer në ekip, Skender Shengyli, e nis me humbje aventurën e re të tij me bardhezinjtë.
Në xhiron që vjen, Liria pret Ulpianën në Prizren, ndërsa KEK-u i shkon Vllaznisë në Pozharan.