Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI D: FRANCA - POLONIA

Franca përsëri jobindëse, barazon dhe kalon grupin nga vendi i dytë

Franca përsëri jobindëse, barazon dhe kalon grupin nga vendi i dytë


25 June, 2024 @20:11

Si në dy ndeshjet e para, edhe sot një paraqitje jobindëse e Francës!

Përkundër emrave të mëdhenjë në fushë, përjashto qendrën e mesfushës që duket me lojtarë kryesisht të skaduar, Franca sot ka barazuar 1-1 ndaj Polonisë, për të mbetur kështu në vendin e dytë të Grupit D, prapa Austrisë, me këtë të fundit që mposhti Holandën dhe mori kreun e grupit me plot meritë.

EURO2024 - TABELAT E GRUPEVE

Kylian Mbappe nga pika e bardhë shënoi për 1-0 në minutën e 56’, penallti kjo e fituar nga Ousmane Dembele, e barazimi polak erdhi nga Robert Lewandowski, që gjithashtu qëlloi saktë nga pika e bardhë (79’).

Tentimet franceze për ta gjetur golin e fitores në fund, përfshirë këtu edhe disa simulime për të nxjerrë penallti, nuk patën sukses dhe kështu ndeshja u mbyll me barazim.

Kështu, në 1/8 e finales Franca do të luajë me vendin e dytë të Grupit E, kurse Polonia përshëndetet nga ky evropian me 1 pikë.


 
Të gjitha lajmet nga