TURQI

NTV
Frey e Civelli në Bursa
15 July, 2013 @17:42
Skuadra turke, Bursaspor, ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me portierin françez me përvojë, Sebastian Frey.
‘Krokodilët’ në një njoftim zyrtar kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje në princip me porterin 33 vjeçar Frey si dhe me qendërmbrojtësin argjentinas të Nice, Renato Civelli.
Pas krahut nigerian të Milanit, Taye Taiwo, ky është transferi i tretë i rëndësishëm i ish kampionit të Turqisë. Skuadra nga Bursa, më parë ka humbur qendërmbrojtësin anglez, Anton Ferdinand, që u kthye në Queens Park Rangers, pastaj portierin Scott Carson që u largua drejt Wigan Athletic, si dhe qendërmbrojtësin turk Omer Erdogan - që u pensionua nga futbolli aktiv.
Siç njofton kanali televiziv, NTV Spor, dyshja Frey dhe Civelli do t’i bashkohen sot ekipit gjelbër-e-bardhë në Austri, ku skuadra turke po përgatitet për stinorin e ri.