NEROAZZURRI
Futbollisti kosovar në skuadrën e parë të Interit
8 July, 2021 @18:00
Është transferuar tek klubi italian, kampion i Italisë, Inter në janarin e vitit të kaluar, ku kishte nënshkruar një kontratë profesionale derisa klubin menaxhonte Antonio Conte.
Bëhet fjalë për mbrojtësin kosovar, Andi Hoti, i cili sot është ftuar të që të marr pjesë në ushtrimet e organizuara nga ekipi senior i Inter-it.
Andi Hoti më parë ka qenë i aktivizuar si pjesë e Akademisë së Cyrihut, ku kishte rënë në sy për aftësitë e tij, por edhe fizikun pasiqë është 194 cm i gjatë.
Mbrojtësi 18 vjeçar është i lindur në Zvicër dhe është grumbulluar në dy ndeshje me moshat e Shqipërisë, ndërsa aktualisht është pjesë e grupmoshave U21 të Kosovës.
Ai ka marrë ftesë nga selektori, por ende s’ka debutuar te U-21-shat!