Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHKELZEN GASHI

Gashi vendos fituesin

Gashi vendos fituesin


30 November, 2014 @17:49

Futbollisti në formë i Baselit, Shkelzen Gashi, ka vazhduar të shënojë gola në Superligën e Zvicrës.

Mesfushori ofansiv ka realizuar dy gola në ndeshjen Zurich - Basel, për t’ia siguruar fitoren me rezultat 1-2 të skuadrës së tij.

Gshi së pari shënoi nga afërsia në minutën 41’ për epërsinë 1-0 të Baselit, ndërsa më pas rezultati u barazua me anë të Tassine Chikhaouit (88’).

Megjithatë, shqiptari 26 vjeçar arriti edhe njëherë ta tund portën kundërshtare, duke u bërë protagonisti kryesor i derbit zviceran.

Top-golashënuesi me 11 gola

Gashi me këta dy gola arrin në gjithsej 11 gola të shënuara në këtë stinor, duke vazhduar të jetë në krye të listës së golashënuesve, derisa ndjekësi më i afërt i tij vazhdon të jetë një tjetër shqiptar, Berat Sadik, i skuadrës Thun.

Përveç Gashit, në këtë ndeshje luajtën edhe Berat Xhimshiti dhe Armando Sadiku nga Zurichu, si dhe Taulant Xhaka nga Baseli. Ndyshe nga Xhimshiti, dy të fundit u inkuadruan në lojë nga banka.

Baseli me këtë fitore tani ka 38 pikë dhe mbetet në pozitën e parë në tabelë, 5 më shumë se ndjekësi më i afërt dhe kundërshtari i sotëm, Zurichu.

Shkelzen Gashi 1:2 | FC Zurich - Basel 30.11…
Shkelzen Gashi 0:1 | FC Zurich - Basel 30.11…


 
Të gjitha lajmet nga