PËR MIQËSORE
TOPSPORTI/ Arian Paçarizi
Gati gjysma e biletave, ende në shitje
24 September, 2019 @0:40
Pas lëshimit të biletave online në shitje për miqësoren Kosova - Gjibraltari në ora 17:00 (23 shtator) tashmë edhe pas më se 8 orësh shifra e biletave të shitura vetëm i është afruar gjysmës së kapacitet të stadiumit Fadil Vokrri.
Kosova pret Gjibraltarin në miqësore më 10 tetor 2019, para duelit tepër të rëndësishëm ndaj Malit të Zi në kualifikime për EURO 2020.
TABELA AKTUALE EURO 2020 dhe ORARI I NDESHJEVE
Mirëpo, siç ndodh zakonisht të shiten krejt biletat në maskimalisht 30 minuta prej se hapet portali online për shitje, kësaj radhe nuk ka ndodhur - edhe pse është miqësore.
Kështu, aktualisht janë edhe 5 mijë e 500 bileta në shitje dhe përveç pjesës së rezervuar për Dardanët dhe një pjesë të Perëndimit, në secilin sektor të fushës bileta ka me bollëk për këtë ndeshje.
TABELA AKTUALE EURO 2020 dhe ORARI I NDESHJEVE
Numri i ulëseve të regjistruara në Fadil Vokrri sipas UEFA-së është 12 mijë e 810 sosh.