FERIZAJ - DRENICA

Pas 4 xhirosh Arbios Thaqi ia sjell fitoren Drenicës
23 September, 2019 @17:28
Skuadra nga Skenderaji, Drenica, mposhti Ferizajin me rezultat minimal 0-1.
Heroi i ndeshjes për Drenicën ishte Arbios Thaqi, i cili në minutat shtesë të pjesës së parë, shënoi një gol pas asistimit të Genc Hamitit.
Në pjesën e dytë nuk u tundën rrjetat dhe kështu Drenica do të kthehet në Skenderaj me pikët e plota.
Drenica pas gjashtë xhirove të zhvilluara, gjendet në pozitën e gjashtë me 8 pikë, kurse Ferizaji në të dhjetën me 6 pikë.
Në xhiron e shtatë Drenica e pret Ballkanin në Skenderaj, kurse Ferizaji do të përballet me Feronikelin.