SIVAS 2-1 TRABZON

Foto: Trabzonspor/fb
Avdijaj ia bën sefte në Superligën turke, por ekipi i pafat
23 September, 2019 @22:20
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Donis Avdijaj, ia ka bërë sefte sot me gol për ekipin e tij Trabzonspor në Superligën turke.
Avdijaj ka qenë startues në përballjen e Trabzonit si mysafir ndaj Sivasit, ndërsa ekipi i tij pafat, ka humbur krejt në fund të ndeshjes, në kohën shtesë, 2-1.
Për të qenë edhe më tragjike për ekipin e Avdijajt, norvegjezi Alex Sorloth ka humbur penalltinë në minutën e 80-të. Donisi u zëvendësua në minutën e 61-të të ndeshjes nga trajneri i Trabzonit.
Përndryshe, kjo ishte ndeshja e fundit e xhiros së pestë të Superligës së Turqisë, ndërsa Trabzoni i Avdijajt është në mes të tabelës, me 6 pikë pas 5 ndeshjeve në pozitën e nëntë.