UEFA DEVELOPMENT TOURNAMENT

Foto: FSHF
Të gjitha ndeshjet fitore, Kosova fiton turneun U15 të UEFA-së
23 September, 2019 @15:43
Me fitoren e sotme me rezultat 1-0 ndaj Shqipërisë U15, Kosova U15 është fituese e turneut të grupmoshave në UEFA Development Tournament që u mbajt në Shqipëri këto ditë.
Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola, ka qenë Krasniqi që ka shënuar (54’) për fitoren e dardanëve ndaj kuqezinjëve dhe kështu kanë garantuar triumfin në këtë turne.
Kosova U15 ka fituar të gjitha ndeshjet e turneut, dhe me pikë maksimale, 9. Kosova U15 mposhti Taxhikistanin 8-0 dhe Estoninë 3-0 ditë më parë.
i:
Shqipëri: Kiri, Gjergji, Kosnallari, Çela, Shtraza, Hysa, Vishaj, Tresa, Syla, Xhixha, Salo. | Kosovë: Xhoka, Halimi, Rudari, Bllaca, Avdullahu, Zeka, Jashari, Krasniqi, Shahini, Hashani, Ramushi. |