Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA 2-1 GJILANI

Shillova i jep fitoren e madhe Prishtinës

Foto: prishtinafc.com

Shillova i jep fitoren e madhe Prishtinës


22 September, 2019 @22:01

Lideri i Superligës së Kosovës, Gjilani, ka rënë sonte në Prishtinë, pasi që në momentet e fundit të ndeshjes, sulmuesi i ardhur sivjet te bardhekaltërit, Alban Shillova ka qëlluar portën kundërshtare pasi pranoi një top të mirë dhe në kthim shënoi për përfundimtaren 1-2 (90’+ 4).

Ky gol, ka bërë edhe debutimin e mbarë për trajnerin e ri të Prishtinës, Armend Dallku, që dy ditë më parë u zyrtarizua si trajner i ekipit pas dorëheqjes së papritur të Bylbyl Sokolit, që qëndroi 17 ditë në ekip.

TABELA AKTUALE

Gëzimi i madh si te Plisat në tribuna, ashtu edhe te futbollistët në stadium që vrapuan në përqafim të njëri-tjetrit për fitoren e madhe.

Sa i përket ndeshjes në përgjithësi, Prishtina e nisi me epërsi të hershme, kur Ergyn Ahmeti shfrytëzoi një gabim të mbrojtësit gjilanas Ylber Kastrati, për të shënuar për 1-0 (13’).

Rast për Gjilanin pas kësaj patën Gerhard Progni, tre herë, pastaj Fiton Hajdari, që hyri në lojë në pjesë të dytë. Sidoqoftë, insistimi i djelmoshave të Gentjan Mezanit u shpërblye me gol 7 minuta para fundit të kohës së rregullt.

gjilani celebration of goal

Ka qenë një krosim, kur sulmuesi kroat i ekipit Tomislav Busic kapi topin me kokë para portierit Visar Bekaj dhe atë top të rënë në tokë e dërgoi në portë Bedri Greca për të barazuar shifrat në 1-1 (83’).

TABELA AKTUALE

Në minutat e mbetura ishte Gjilani që dominonte, por dy rastet që mund të ishin tepër të rrezikshme, përfunduan me pasime të gabuara në fund.

E një top që çau mbrojtjen e mysafirëve në kohën shtesë, nga ana e majtë, gjeti Shillovën afër pikës së bardhë. Ky i fundit e pranoi atë, një rrotullim, dhe qëlloi anën e majtë të portës për fitore.

Fitorja e çon Prishtinën në 7 pikë dhe në mes të tabelës, derisa Gjilani bashkëkryeson me Feronikelin në tabelë, me bilans krejt identik.



i:

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti (23. Leonit Abazi – 72’), 4. Tun Bardhoku – 5. Diar Miftaraj, 6. Endrit Krasniqi (7. Lorik Boshnjaku – 80’), 18. Ergyn Ahmeti – 2. Armend Thaqi /c/, 11. Kreshnik Uka (15. Gauthier Mankenda – 58’), 17. Alban Shillova. Zëvendësues: Eglant Haxho, Ardit Hila, Meriton Korenica, Trimron Selimi. Kryetrajner: Armend Dallku.

Gjilani: 30. Kenan Haxhihamza – 2. Oltion Rapa, 4. Ylber Kastrati /c/, 6. Jackson Ferreira Silverio, 7. Bedri Greca, 9. Tomisllav Bushiç, 15. Keita Aziz Lanzeni (11. Fiton Hajdari – 46’), 18. Fjoart Jonuzi, 19. Erlis Frashëri, 22. Muhamed Useini, 77. Gerhard Progni. Kryetrajner: Gentjan Mezani.

11-SHET

Formacionet zyrtare: Prishtina - Gjilani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Prishtina - Gjilani

22/09/19 @ 19:25

MALISHEVA - ARBËRIA

Malisheva mbi Besën e Lirinë

FFK Liga e parë

Malisheva mbi Besën e Lirinë

22/09/19 @ 17:41

2 KORRIKU 1-2 ISTOGU

Istogu s’ndalet, Jahaj e Prekaj për ruajtjen e kreut

FFK Liga e parë

Istogu s’ndalet, Jahaj e Prekaj për ruajtjen e kreut

22/09/19 @ 17:31

DRITA 1-1 TREPÇA'89

Gilberto Fortunato shpëton Dritën nga humbja

FFK Superliga

Gilberto Fortunato shpëton Dritën nga humbja

22/09/19 @ 17:11

DUKAGJINI 0-2 FERONIKELI

E dyta me radhë për Niklin, ngritet në vend të dytë

FFK Superliga

E dyta me radhë për Niklin, ngritet në vend të dytë

22/09/19 @ 17:05

11-SHET

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Feronikeli

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Dukagjini - Feronikeli

22/09/19 @ 14:36

11-SHET

Formacionet zyrtare: Drita - Trepça ‘89

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Drita - Trepça ‘89

22/09/19 @ 14:32

GRANADA 2-0 BARCELONA

Barcelona pëson përsëri, nga liderja Granada

La Liga

Barcelona pëson përsëri, nga liderja Granada

21/09/19 @ 23:35

MILAN 0-2 INTER

Inter perfekt, vesh Milanon zikaltër

Serie A

Inter perfekt, vesh Milanon zikaltër

21/09/19 @ 23:02

KUKËSI 2-1 TIRANA

Super-dyshja e Kukësit ia sjell humbjen e parë Tiranës lidere

FSHF Kategoria Superiore

Super-dyshja e Kukësit ia sjell humbjen e parë Tiranës lidere

21/09/19 @ 21:09

ALBION RRAHMANI DREJT RUMANISË

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

Conference League/FFK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Prej “Lewandowskit” të Malishevës, përmes titullit, drejt Bukureshtit

06/08/23 @ 12:52

UEFA CONFERENCE LEAGUE

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

Conference League/FFK Superliga

Drita e Dukagjini eliminohen, Ballkani vazhdon tutje

03/08/23 @ 23:59

MBROJTËSI

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

FFK Superliga/Transfere

Egzon Sinani pas ndarjes me Gjilanin, zyrtarizohet te Prishtina

01/08/23 @ 11:12

MEDIA TALK

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

FFK Superliga/International/Transfere

Albion Rrahmani drejt Rumanisë!

31/07/23 @ 12:24

MIQËSORE E SUPERLIGËS NË OHËR

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

FFK Superliga

Llapi e Malisheva testojnë ekipet, ndeshja mbyllet me barazim

30/07/23 @ 20:06

PRIZREN

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Petrus Jr John debuton me dy gola në miqësore për Lirinë

30/07/23 @ 12:12

NIS STËRVITJET

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

FFK Superliga/Transfere

Arbnor Ramadani rikthehet te Llapi

29/07/23 @ 11:09

MBROJTËSI I RI

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Liria prezanton mbrojtësin Redon Arifi

29/07/23 @ 10:23

2023/2024

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

FFK Superliga

Superliga e Kosovës, çiftet e xhiros hapëse

28/07/23 @ 12:49

DUKAGJINI - RIJEKA

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

Conference League/FFK Superliga

Dukagjini pësoi minimalisht nga Rijeka

28/07/23 @ 10:25


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga