KUKËSI 2-1 TIRANA

Foto: KFKukesi/fb
Super-dyshja e Kukësit ia sjell humbjen e parë Tiranës lidere
21 September, 2019 @21:09
Dy super sulmuesit e Kukësit kanë shënuar nga një gol sonte, për t’i dhënë fitore ekipit të tyre, që të rikthehet në bashkë-udhëheqje të tabelës me Tiranën.
Kukësi mposhti Tiranën në ndeshje mjaft të bukur në Elbasan Arena, ku ka qenë së pari Kristal Abazaj (17’) që i dha epërsinë 1-0 kukësianëve, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, Vasil Shkurtaj (48’) thellon epërsinë 2-0.
gol abazaj on Vidnews.
E tëra që arriti të bënte Tirana ishte ulja e epërsisë me Winful Cobbinah (83’) 2-1, që pranoi një top të jashtëzakonshëm nga Ngo dhe nuk e pati problem të shënojë.
Me këtë fitore të Kukësit, tash Tirana ka 10 pikë nga 5 ndeshje dhe ka pësuar humbjen e parë të stinorit, por mbetet lidere në krahasim me verilindorët vetëm në saje të golaverazhit më të mirë.