FENERBAHÇE 2-1 ANKARAGUCU

Foto: Fenerbahçe/tw
Vedat Muriqi përmbys Ankaranë me super-paraqitje
21 September, 2019 @21:01
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës, Vedat Muriqi, është treguar përsëri jetik për ekipin e tij, Fenerbahçe.
Pas golit të shpejt të mysafirëve nga Ankaraja përmes xhamajkanit Dever Orgill (16’) për 0-1, vendasit panë veten në disavantazh.
Por, Muriqi shpejt u gjind. Ai së pari asistoi për mbrojtësin Matthias Jorgensen që barazoi 1-1 (20’), ndërsa në pjesë të dytë shënoi vetë për 2-1 (73’) kur pranoi një top nga Max Kruse.
Me këtë fitore, Fenerbahçe ngritet në vend të dytë të klasifikimit të Superligës turke, duke tubuar 10 pikë nga 5 ndeshje, ndërsa ka 2 pikë më pak se lideri Alanyaspor, që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
GOOOOOOLLLLL VEDAT MURIQI pic.twitter.com/SUmJrSqsjC
— Fener Video (@FenerVidyo) September 21, 2019