TROFTAT

Foto: KFIstogu/fb
Istogu lider, ekipi i vetëm i pamposhtur në Ligë të Parë
19 September, 2019 @20:21
Janë dashur vetëm katër xhiro që në Ligë të Parë të Koosvës, të mos mbetet asnjë ekip pa shijuar humbjen - pos, liderit të kësaj lige, Istogut.
Troftat tashmë kanë marrë vendin e parë pastër në Ligë të Parë dhe me 10 pikë nga 4 ndeshjet e para të stinorit, duket se do të pretendojnë seriozisht biletën për Superligë.
Istogu dje mposhti Ramiz Sadikun 2-1, duke përmbysur epërsinë befasuese të prishtinasve, të cilët kishin dalë heret në avantazh me golin e shënuar nga Fillim Guraziu (12’), 0-1.
Sidoqoftë, golashënuesi i dalluar i ekipit të Istogut reagoi shpejtë për të asistuar në golin e barazimit për vendasit. Qëndrim Jahaj pasoi topin te Leotrim Teplani që barazoi shifrat në minutën e 21-të të takimit.
E me të nisur pjesa e dytë ekipi i qytezës më Perëndimore të Kosovës ka shkuar plotësisht në sulm, ndërsa nuk vonoi shumë, Ragip Mazrekaj depërton në zonë nga krahu kroson shpejtë dhe mbrojtësi i mysafirëve Gëzim Gashi fut topin në rrjetë të vetë për epërsi të Istogut, 2-1 (49’).
Istogu pas epërsisë ka pasur edhe tre raste të pastra për gol, por rezultati deri në fund nuk ndërroi.
i:
Istogu:Valmir Hajrizaj, Egzon Kurteshi, Ragip Mazrekaj, Fatmir Rexhaj, Dardan Bajraktari, Selim Bajramaj, Ardi Krasniqi ('46 Qendrim Krasniqi), Qendrim Jahaj, Florent Rexhaj ('46 Malsor Blakaj), Endrit Maloku, Leotrim Teplani ('80 Ramë Krasniqi). | Ramiz Sadiku:Andi Thaqi, Enhar Cakolli, Gëzim Gashi, Albinot, Kozmaqi, Gentrit Ulluri, Gentijan Binishi, Arlind Veliu, Fillim Guraziu, Jetlir Berisha, Dren Krasniqi, Selami Gashi (Andi Maraj). |