FIFA RENDITJA - SHTATOR 2019
Arian Paçarizi/ TOPSPORTI
Kosova me lëvizje të vogël, rekord i ri në renditje
19 September, 2019 @12:15
Sot është publikuar renditja e re mujore e FIFAs për reprezentacione, që del një herë në muaj zakonisht.
Pas dueleve të fillim-shtatorit, kualifikuese për Kampionatin Evropian EURO 2020 me një fitore e një humbje, Kosova është ngritur për një pozitë të vetme dhe ka arritur në pozitën më të lartë në historinë e shkurtër të saj në FIFA, duke kapur pozitën e 119-të në listën e shtatori 2019.
Në muajin e kaluar Kosova ka qenë në pozitën e 120-të. Sa i përket rivalëve tjerë të grupit ku luan Kosova, Anglia ka mbetur në pozitën e katërt, Mali i Zi ka rënë në pozitën e 59-të, Bullgaria ka rënë në pozitën e 62-të, ndërsa ai që po shihet si rival kryesor në rrugën për kualifikim të Kosovës, Çekia, ka rënë në pozitën e 44-të.