PAS HUMBJES

Foto: liverpoolfc.com
Klopp: Napoli mund ta fitojë Championsin
18 September, 2019 @12:12
Trajneri i Liverpoolit, Jürgen Klopp, ka pësuar humbje kundër Napolit këtë të martë me rezultat 2-0, ndërkohë që ai mendon se kundërshtarët e tyre edhe mund të fitojnë Champions Ligën.
“Ancelotti tha se ata mund të fitojnë garën dhe kështu është. Nëse ke një plan të mirë, ke lojtarë të mirë, që padyshim Napoli i ka, atëherë ata mund të fitojnë garën. Ne e kemi kuptuar se nuk është e nevojshme të jesh skuadra më e mirë në botë për të fituar Champions Ligën,” thuhet të ketë thënë Klopp, shkruan goal.com.
Dy ekipet në fjalë bëjnë pjesë në Grupin E së bashku me Red Bull Salzburg dhe Genk, ku aktualisht Napoli rednitet në vendin e dytë pas Salzburgut, kurse Liverpool në vendin e tretë.
Kujtojmë, Liverpool është mbrojtës i titullit të fituesit të Ligës së Kampionëve, ndërsa stinorin e ri, ia nisi me humbjen e mbrëmshme.