BESA 1-2 DARDANA

Foto: KFDardana/fb
Armend Kastrati i sjell fitoren befasuese Dardanës në Pejë
15 September, 2019 @19:21
Skuadra e Besës së Pejës, që deri tash ishte e pamposhtur dhe lidere e Ligës së Parë, pa gol të pranuar, është befasuar në Shahin Haxhiislami sot.
Pejanët janë mposhtur nga Dardana që drejtohet ish futbollisti i Dritës, Erdin Hashani, 1-2, me anë të golave të shënuara nga Armend Kastrati, që ka tundur dy herë rrjetën e pejanëve sot, për t’ia sjellë kështu fitoren e dytë të stinorit ekipit nga Kamenica.
Për më tepëër, Dardana është ngritur në pozitën e katërt të tabelës, duke qenë nën Besën vetëm falë gol-dallimit.
E me këtë humbje, të parën këtë stinor, Besa ka rënë nga pozita e parë në të tretën.