FLAMURTARI 2-0 DUKAGJINI

Foto: PrishtinaFC/fb
Golat e shpejtë në fillim të ndeshjes, për fitore
15 September, 2019 @18:31
Skuadra e Flamurtarit që po drejtohet nga Artim Shaqiri ka arritur të shënojë edhe fitoren e dytë të stinorit, duke e mposhtur në stadiumin e vetë skuadrën e rikthyer në Superligë, Dukagjinin.
Flamurtari ka mposhtur Dukagjinin 2-0 sot, me gola të shpejtë të shënuar në pjesë të parë të ndeshjes, kur së pari ka qenë Festim Krasniqi që ka shënuar (10’) për 1-0, ndërsa pas tij, Danin Talovic (25’) ka shfrytëzuar pakujdesinë e mysafirëve për t’i dhënë vulë ndeshjes me 2-0.
Në pjesë të dytë Dukagjini i Xhengis Rexhepit u mundua, por përveç një rasti të mirë në fund të ndeshjes përmes Altin Merlakut, nuk rrezikoi shpesh për të tentuar diçka më tepër.
Flamurtari përfundoi takimin me 10 lojtrë në fushë, pasi që Mërgim Boshnjaku mori të kuqe nga referi kryesor, por nga atëherë ishte vonë për të ndërruar diçka në rezultat për klinasit.