TREPÇA'89 0-1 PRISHTINA

Foto: prishtinafc.com
Fitorja e parë për Sokolin vjen me Januzin
18 September, 2019 @18:21
Bylbyl Sokoli ka shënuar fitoren e parë me Prishtinën këtë stinor, duke e mposhtur Trepçën’89 si mysafir në Mitrovicë sot, 0-1.
Vendimtar në këtë derbi është treguar sulmuesi me përvojë, Ahmed Januzi, që ka shënuar në minutën e 60-të të ndeshjes për të përcaktuar fatin e ndeshjes.
Kjo ka qenë fitorja e parë e Prishtinës këtë sezon, që tashmë pas Mirel Josës po drejtohet nga Sokoli, ndërsa humbja e dytë për 89-shin e Shpëtim Idrizit.
Në pjesë të parë ka pasur raste vendasit. Së pari ka qenë Ahmeti që ka tentuar, ndërsa më pas edhe Leart Emini, por portieri Visar Bekaj ka qenë në vend.
Në pjesë të dytë përsëri 89shi tentoi me Gëzim Rusin, por pa sukses. Pas kësaj erdh goli i Januzit që ndërroi kahjen e lojës, ku u shterrën mundësitë derisa bardhekaltërit mysafir vraponin për të mbrojtur rezultatin, që çoi në fitoren e parë të tyre sezonale.
Në xhiron që vjen, Prishtina pret liderin e Superligës, Gjilanin, ndërsa Trepça’89 është mysafire e Dritës.