GJILANI 1-0 BALLKANI

Foto: SCGjilani/fb
Progni bën lider Gjilanin dhe i jep disfatën e parë Ballkanit
18 September, 2019 @18:10
Sulmuesi shqiptar, Gerhard Progni, i ardhur këtë verë te ekipi i Gjilanit ka vendosur sot ndeshjen ndaj Ballkanit, për t’ia dhënë lidershipin skuadrës së tij në Superligë si dhe duke e njoftuar Ballkanin me humbjen e parë të stinorit.
Pas pjesës së parë të përfunduar pa gola në Gjilan, 0-0, ka qenë Progni që në nismë të pjesës së dytë ka shënuar për epërsi, që doli të jetë edhe goli i vetëm i ndeshjes.
Progni tundi rrjetën e suharekasve në minutën e 48-të të ndeshjes për 1-0, ndërsa deri në fund të ndeshjes rezultati nuk ndërroi.
Me fitore, Gjilani kap vendin e parë në klasifikim me 12 pikë nga 5 ndeshje, duke lënë pas rivalin lokal, Dritën. Ndërsa Ballkani është në pozitë të tretë të klasifikimit aktualisht me 8 pikë.
Në xhiron që vjen, Gjilani i shkon Prishtinës, ndërsa Ballkani pret Vushtrrinë.