ZAGORAC

Foto: GNKDinamo/fb
Portieri i Dinamos, show në rrjete sociale
19 September, 2019 @11:37
Portieri i Dinamos së Zagrebit, Danijel Zagorac, përkundër se nuk ishte duke mbrojtur mbrëmë në fitoren e ekipit të tij ndaj Atalantas 4-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve, ka bërë show nëpër rrjete sociale me positimin e tij.
Zagorac është tallur me sulmuesin 40 milionë eurosh të Atalantas, Duvan Zapata, i cili nuk arriti assesi t’i shënojë Dinamos mbrëmë, pasi që i ndërroi fanellat me te pas ndeshjes.
Zagorac në rrjete sociale ka shkruar: “A dëshiron të ndez dikush Duvan?” që në shpjegim i bie “A dëshiron të ndez dikush duhan,” pasi që duvan në kroatishte i thuhet duhanit - duke bërë bujë kështu nëpër rrjete sociale.
Dinamo ka startuar jashtëzakonshëm në Ligë të Kampionëve, duke e mposhtur debutuesen Atalantën, me rezultat të thellë 4-0.