NGA RAPORTI I FUNDIT

Foto: prishtinafc.com
Disiplinorja dënon Prishtinën, Drenicën dhe Dritën
19 September, 2019 @15:00
Komisioni Disiplinor i FFK-së në Vendimin e fundit të publikuar lidhur me ndeshjet e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në futboll, ka dënuar tre ekipe për motive të ndryshme, që shkelin rregulloret.
Prishtina, Drenica dhe Drita janë dënuar me nga 1000 euro prej KD-së, ndërsa njëjtë në këtë Vendim është shqiptuar dënim edhe për trajnerin e Drenicës, Tahir Lushtaku, 500 euro.
Mëposhtë, njoftimi i KD-së:
FC “ PRISHTINA “ nga Prishtina, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së IV-të ; FC “ Prishtina “ – FC “ Llapi 1932 e zhvilluar me datë 13.09.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë ( raportet e personave zyrtar; hedhje e mjeteve piroteknike në fushë ) bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenin 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore; dënohet; me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)
KF “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për sjellje të gabuara të një grupi të spektatorëve nikoqir në ndeshjen e javës së IV-të ; KF “ Drenica “ SK “ Gjilani “ e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raport; incizimi televiziv – vendosja e pankartës me motive josportive ), bazuar në nenin 60 pika 1 paragrafi 1/3 dhe neni 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet me të holla në shumë prej ; 1000 euro ( njëmijë euro ). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data kur vendimi publikohet në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).
TAHIR LUSHTAKU ; kryetrajner në klubin e futbollit “ DRENICA “ nga Skenderaj , në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave, për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së ; IV-të ; KF “ Drenica “ – SC “ Gjilani “ e zhvilluar me datë 14.09.2019 në stadiumin “ Bajram Aliu “ në Skenderaj ( raporti gjyqtarit kryesor; sjellje të gabuara – reagime dhe ofendime drejtuar gjyqtarit ), bazuar në nenin 41 paragrafi 2 pika a/2 dhe neni 10 paragrafi 3 të Rregullores disiplinore ;denohet me të holla në shumë prej ; 500 euro ( pesëqind euro ) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është 15 ditë nga data e publikimit të këtij vendimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 pika 1).
FC “ DRITA “ nga Gjilani në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave , për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së ; IV-të ; FC “ Drita “ – KF “ Feronikeli “ e zhvilluar me datë 15.09.2019 në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet zyrtare; hudhje e mjeteve piroteknike në fushë minuta e 71 ), bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 dhe nenit 10 paragrafi 3 pika 1 të Rregullores disiplinore ; dënohet ; me të holla në shumë prej ; 1000 euro (njëmijë euro) . Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar është ; 15 ditë nga data e publikimit të vendimit në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1 ).