FIFA RENDITJA - SHTATOR 2019

Foto: FSHF
Shqipëria s’luan nga vendi, përkundër fitores ndaj Islandës
19 September, 2019 @12:29
Kombëtarja shqiptare në futboll, edhe pas publikimit të listës së shtatorit të renditjes mujore të FIFAs, është në pozitën e 64-të, ku ka qenë edhe në muajin e kaluar.
Kuqezinjtë u mposhtën thellë nga Franca, 4-1, ndërsa mposhtën Islandën 4-2, për të vazhduar shpresën për kualifikim në EURO 2020. Por, fitorja e madhe e kuqezinjëve ndaj islandezëve, duke u llogaritur bashkë me humbjen e thellë nga Franca, nuk i ka bërë ata që të lëvizin në listën e shtatorit, duke qëndruar në pozitën 64.
Sa i përket rivalëve tjerë të Grupit H ku garon Shqipëria, përfaqësueset tjera janë të renditura kështu: Franca është ngritur në pozitën e dytë, Turqia është ngritur në pozitën e 36-të, Islanda ka rënë për pesë pozita, duke zënë tash vendin e 41-të, Andorra është në pozitën e 139-të, ndërsa Molldavia në të 172-tën.