CITY 8-0 WATFORD

Foto: premierleague.com
Masterklasë e Cityt fenomenal, ndaj Watfordit
21 September, 2019 @18:15
Manchester City i është rikthyer fitores pas humbjes në xhiron e fundit nga Norwich 3-2, duke e mposhtur ëatfordin, me rezultat të thellë, 8-0, për të regjistruar fitoren më të thellë të stinorit.
Serinë e golave e hapi David Silva që në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa golat shkuan pa ndalë përmes Nicolas Otamendit, Kevin de Bruynes, Bernardo Silvas (hattrick), Sergio Agueros dhe Riyad Mahrezit për totalin 8-0.
Kjo ka qenë njëra ndër fitoret më thella në histori të Premier Ligës, ku rekordin e mban Manchester United me 9-0 ndaj Ipswichit (1995) dhe pas tyre vjen Tottenham me 9-1 ndaj Wiganit (2009).