CHAMPIONSHIP

Atdhe Nuhiu futet si zëvendësues dhe shpëton ekipin
21 September, 2019 @18:03
Sulmuesi i reprezentacionit të Kosovës që luan për Sheffield Wednesdayin, Atdhe Nuhiu, është futur si zëvendësues në minutën e 77 të ndeshjes sot në përballjen që ekipi i tij e luajti ndaj Fulhamit, për ta shpëtuar atë në fund.
Nuhiu ka shënuar gol në minutën e 90’+ 3 të takimit për të shpëtuar ekipin e tij nga humbja, pasi që kanë qenë në disavantazh ndaj Fulhamit të Londrës që prej minutës së 42-të të ndeshjes.
Nuhiu zëvendësoi Steven Fletcherin, për t’i siguruar një pikë ekipit të tij, ndërsa ky ka qenë goli i parë i tij sezonal për Wednesdayin këtë stinor, e i dyti në përgjithësi, pasi që ka shënuar edhe një gol në League Cup, në fitoren e ekipit ndaj Rotherhamit.