RAMIZ SADIKU 1-2 TREPÇA

Foto: KFTrepça/fb
A po këndellet Trepça? E dyta me radhë
21 September, 2019 @19:45
Skuadra e Trepçës është duke bërë hapat e para të këndelljes së saj, pas fillimit jo të mirë të stinorit 2019/20 në Ligë të Parë.
Mitrovicasit pas fitores së shënuar në xhiron e katërt ndaj Drenasit 3-0, sot kanë arritur edhe fitoren e dytë me radhë duke e mposhtur ekipin e Ramiz Sadikut si mysafir në Prishtinë, 1-2.
Me këtë fitore, Trepça tashmë është në kuotën e 7 pikëve pas 5 xhirove të zhvilluara, ndërsa shpejt prej fundit të tabelës është çuar në mes të saj.
Në xhiron e radhës, mitrovicasit presin 2 Korrikun e Prishtinës.