DUKAGJINI 0-2 FERONIKELI

Foto: KFFeronikeli/fb
E dyta me radhë për Niklin, ngritet në vend të dytë
22 September, 2019 @17:05
Skuadra kampione e Kosovës, Feronikeli, ka nisur të marrë veten pas rezultateve jo të mira dhe tash me fitoren e dytë me radhë, veçse është ngritur në pozitë të dytë të klasifikimit.
Ekipi nga Gllogovci ka shënuar fitore 0-2 në Klinë sot, duke e mposhtur Dukagjinin, që ende s’ka shijuar fitoren që prej kthimit në Superligë.
Pasi që pjesa e parë kaloi pa gola, në pjesë të dytë kanë qenë dyshja e dalluar e niklit, Kastriot Rexha dhe Mendurim Hoti që kombinuan për epërsi 0-1.
Hoti ka asistuar për Rexhën, ndërsa ky i fundit shënoi me kokë (54’) për epërsi 0-1.
Ndërsa në fund të ndeshjes, ka qenë Mevlan Zeka që ka shënuar për sigurim të fitores 0-2 (90’). Zeka zëvendësoi Rexhën 10 minuta pa përfunduar ndeshja për të vulosur fatin e takimit.
Me këtë fitore Feronikeli arrin kuotën e 12 pikëve, ndërsa Dukagjini mbetet i fundosur në klasifikim me një pikë të vetme pas 5 ndeshjeve të para të zhvilluara.