MILAN 0-2 INTER

Foto: FCInter/tw
Inter perfekt, vesh Milanon zikaltër
21 September, 2019 @23:02
Inter ka shënuar fitore në derbin e madh italian, duke e mposhtur Milanin 0-2 sonte në San Siro.
Pas pjesës së parë pa gola, ka qenë së pari Marcelo Brozovic, që ka shfrytëzuar një ngathtësi të mbrojtjes rossonere, duke bërë një kombinim prej gjuajtjes së lirë, për të goditur për 0-1 (49’). Dyshimet e këtij goli, u vlerësuan pasi që referi i ndeshjes e shikoi VAR-in.
Pas kësaj Milan u mundua të sulmojë më shumë për të shënuar, por me kundërsulme të shpejta Inter u shkaktonte probleme prapa dhe 12 minuta para fundit, belgu Romelu Lukaku kreu dilemat e fituesit të derbit della Madonina, duke shënuar për 0-2 (78’).
Me këtë fitore, Inter mban rekordin perfekt të stinorit 2019/20 në Serie A, duke arritur kuotën e 12 pikëve nga 4 ndeshjet e para të stinorit me bilanc impresiv të gol dallimit, 9-1.