GRANADA 2-0 BARCELONA

Foto: LaLiga/tw
Barcelona pëson përsëri, nga liderja Granada
21 September, 2019 @23:35
Granada është lidere e La Ligas spanjolle me fitoren që sonte e shënoi ndaj Barcelonës, 2-0.
Katalonasit kanë pësuar humbjen e dytë të stinorit, ndërsa ende nuk kanë shijuar fitore si mysafir, pas 3 udhëtimeve.
Nigeriani Ramon Azeez (2’) i ka dhënë heret epërsinë ekipit të tij, ndërsa dilemat e fituesit i përfundoi zëvendësuesi Vadillo nga penalltia (66’) për 2-0.
Inkuadrimi i Lionel Messit, e i talentit Anssumane Fati, në pjesë të dytë, nuk solli asnjë ndryshim te Barcelona, që startoi me treshen Luis Suarez, Antoine Griezmann dhe Carles Perez në sulm.