ROBIN VAN PERSIE

REUTERS
Gati për Chelsean
9 January, 2014 @19:39
Robin Van Persie pritet që t’i kthehet fushave pas një jave. Ai sot është kthyer te ekipi i tij pas kompletimit të trajtimit special në Holandë që zgjati dy javë.
Sipas burimeve të Goal, Van Persie nuk pritet që të luajë këtë fundjavë ndaj Swansea Cityt në Old Trafford, por rikthimi i tij do të bëhet në derbi ndaj Chelseat.
Van Persie 30 vjeçar ka ndikim të madh në sulmin e ekipit të David Moyesit që po kalon ditë të vështira në Premier League dhe është në prag të eliminimit nga League Cup, pasi që u eliminua nga FA Cup.