NDESHJA E MBETUR

REUTERS
St Ettiene, i katërti
8 January, 2014 @23:07
Skuadra e St Ettiene ka arritur të mposht sonte në stadiumin Geoffroy Guichard Evianin për të dalë në vendin e katërt të tabelës së Ligue 1.
Ndeshja e mbetur nga xhiroja e XVII, ku për shkak të reshjeve të mëdha të borës ndeshja u shty, përfundoi sonte me golin e vetëm të shënuar nga golashënuesi më i mirë i të gjelbërve, Romain Hamouma.
Mesfushori 26 vjeç françez shënoi golin e vetëm të takimit në pjesën e parë të saj dhe ekipi i Christophe Galtierit siguroi fitoren me rezultat minimal 1-0.
Fitorja e çoi St Ettienin në vendin e katërt, pas treshes kryesuese Paris St Germain, Monaco e Lille.
Rezultatet dhe tabela aktuale.