Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LIONEL MESSI

Rikthim me dygolësh

REUTERS

Rikthim me dygolësh


9 January, 2014 @0:01

Lionel Messi është kthyer në mënyrën më të mirë të mundshme pas lëndimit te ekipi i tij. Ai ka shënuar sonte dy herë në fitoren e Barcelonës prej 4-0 ndaj Getafes në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Mbretit. 

Messi, i cili u inkuadrua në lojë në gjysmëorëshin e fundit të saj në vend të Andres Iniestës ka shënuar dy gola në minutat e fundit të takimit për rezultatin final 4-0. Dy golat e parë i kishte shënuar Cesc Fabregas. 

Kjo ka qenë ndeshja e parë zyrtare e super yllit argjentinas pas rikthimit të tij në fushë, pas dy muajve. 

Ndeshja ka qenë e vlefshme për të tetën e finales së Kupës së Mbretit, ku ajo e kthimit zhvillohet një javë më vonë. 


Video

Barcelona-Getafe 4-0

Golat e ndeshjes



 
Të gjitha lajmet nga La Liga