Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FIFA RANKING

Gjermania lidere, Shqipëria humb pozitë

fifa

Gjermania lidere, Shqipëria humb pozitë


17 July, 2014 @12:44

Shqipëria ka humbur një pozitë në renditje të përgjithshme të FIFA-së, në renditjen e re të publikuar nga shtëpia botërore e futbollit sot. 

Djelmoshat e Gianni De Biasit kanë rënë nga pozita e 66-të në të 67-tën në muajin kur “Brazili 2014”, derisa Gjermania ka arritur për herë të parë pas afërsisht 20 viteve të bëhet lidere e renditjes botërore. 

Rënie madhore ka shënuar Spanja, që dështoi në Botëror, duke rënë nga pozita e parë në të tetën. 

Argjentina si e dyta dhe Holanda e treta kanë shënuar gjithashtu ngritje, bashkë me Kolumbinë në vendin e katërt dhe Belgjikën në vendin e pestë, derisa Anglia ka humbur dhjetë pozita duke rënë në vendin e 20-të të renditjes. 



FIFA Renditja, korrik 2014

# EKIPI PIKË
14 Italia 1056
16 Kosta Rika 986
19 Bosnja e Hercegovia 917
20 Anglia 911
32 Turqia 714
50 Mali i Zi 559
62 Senegali 476
67 Shqipëria 444
68 Izraeli 444


FIFA Renditja TOP 10, korrik 2014:

1 Gjermania 1724 p
2 Argjentina 1606 p
3 Holanda 1496 p
4 Kolumbia 1492 p
5 Belgjika 1401 p
6 Uruguaji 1330 p
7 Brazili 1241 p
8 Spanja 1229 p
9 Zvicra 1216 p
10 Franca 1209 p

 
Të gjitha lajmet nga