TRESHJA ME SHQIPONJË
Gjobiten, por nuk suspendohen
25 June, 2018 @18:53
Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë suspenduar nga FIFA për bërjen e shqiponjës pas festës së fitores në përballje ndaj Serbisë ditë më parë.
Mirëpo, FIFA ka gjobitur Xhakën dhe Shaqirin me nga 10 mijë franga zvicerane, kurse Lichtsteinerin me 5 mijë për shkak të këtij gjesti, që e kanë përshkruar si sjellje josportive.