GOLALB
Golat shqip në Botëror, ngriten në 3
20 June, 2014 @23:41
Me golat e shënuar sonte në ndeshjen Franca-Zvicra, dyshja me origjinë shqiptare e Zvicrës, Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka, i janë bashkuar Admir Mehmedit në golat shqip të Botërorit.
Pasi që në ndeshjen e parë të zhvilluar në këtë Botëror, Admir Mehmedi me golin e tij të shënuar ndaj Ekuadorit, u bë shqiptari i parë që shënon gol në një Botëror, këtij iu bashkuan sonte edhe Blerim Xhemajli dhe Granit Xhaka - që shënuan golat numër dy dhe tre shqip të historisë së Botëroreve.