HAJVALIA NË LËVIZJE
Hajvalia s’ndalet, siguron Lecin, merr Prekazin
4 December, 2014 @23:59
Hajvalia do të kërkojë titullin kampion gjatë pjesës pranverore të Superligës.
Kjo mund të thuhet lirisht tanimë, pasi që ekipi nga Kishnica, ka arritur të sigurojë edhe për vazhdim të stinorit mbrojtësin e krahut Liridon Leci, që ka qenë pjesë e ekipit, ndërsa sot ka siguruar edhe shërbimet e Arbër Prekazit nga Llamkos Kosova e Vushtrrisë.
Kështu, ish trajneri i vushtrriasve, Ismet Munishi, që tanimë ka marrë detyrën e trajnerit të Hajvalisë, ka siguruar shërbimet e edhe një lojtari të ish ekipit të tij, që e bëri kampion në stinorin e shkuar (pas Alban Dragushës).
Prekazi 25 vjeç ka shënuar një gol këtë stinor në Superligë, derisa dallohet jashtëzakonisht në mbrojtje - që do të bëj edhe më të fortë murin e fundit para portës së nënkampionit vjeshtor.