MEDIA TALK
Hakimi tek PSG, por jo vetëm
18 June, 2021 @0:20
Interi është në vështirësi financiare dhe kërkon të bëjë një shitje të madhe për të rregulluar bilancet e klubit. Achraf Hakimi është një nga lojtarët më të kërkuar dhe PSG është klubi më i interesuar për marokenin.
” Parizienët” kanë ofruar 60 milionë euro, por Inter nuk pranon më pak se 70 milionë. Nga ana tjetër “Neroazzurët” kanë ‘nuhatur’ largimin e Hakimit dhe kanë gjetur zëvendësuesin për 22-vjeçarin. Emerson Royal mësohet të jetë i zgjedhuri nga Marotta.
Siç ka njoftuar edhe gazetari prestigjioz, Romano, sipas tij, tashmë edhe agjenti i Hakimit ka thënë se e vetmja shitje e mundëshme e “Neroazzurëve” është Hakimi.
Por, skuadra e Parisit të Francës nuk ia ka vënë syrin vetëm marokenit, ata janë në ndjekje edhe të lojtarit me origjinë franceze, bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të skuadrës së Milan, Theo Hernandez, për çka ky i fundit siç duket ka interesim, anipse është duke e fshehur nga shumë media italiane dhe franceze.
Theo së fundmi ka lëshuar edhe një koment tek një foto që ka postuar në llogarinë e tij në instagram, Hakimi.
Linku për postimin në instagram, tek Hakimi