AUGSBURG 3-5 DORTMUND
Håland senzacional! Debuton si zëvendësues me hat-trick
18 January, 2020 @17:27
Sulmuesi i ri i Norvegjisë, Erling Håland, ka debutuar sot te ekipi i tij i ri Borussia Dortmund dhe atë si zëvendësues, duke u futur në lojë në minutën e 56-të të ndeshjes kur skuadra ishte në disavantazh 3-1 nga Augsburgu.
Dhe, pas 3 minutash ka shënuar golin e parë të tij për milionerët, derisa shpejt ka shënuar edhe hat-trickun e tij, ashtu që ekipi i tij të del nga stadiumi me fitore, 3-5 [Niederlechner 34, 55, Richter 46 - Brandt 49, Håland 59, 70, 79, Sancho 61].
Håland është vetëm 19 vjeç!