BESNIK HASI
Hasi deri më 2017 me Anderlechtin
6 February, 2015 @17:23
Besnik Hasi nuk e ka ndërmend të bëhet trajner i ndonjë skuadre tjetër përveç Anderlechtit.
Trajneri gjakovar ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin belg, që do ta mbajë atë në krye të skuadrës deri në vitin 2017.
“Jam shumë i kënaqur për vazhdim të kontratës. Është një shenjë respekti dhe është një dëshmi që klubi është i kënaqur me punën time. Për mua personalisht, është e rëndësishme të vazhdojë në avancim, sepse unë jam ende në fillim të karrierës. Shpresoj të fitojë shumë tituj me Anderlechtin,” tha Hasi me rastin e nënshkrimit të kontratës së re.
Ish mesfushori i kombëtares shqiptare ka marrë drejtimin e Anderlechtit në mars të vitit 2014 dhe që në stinorin debutues ka arritur të shpallet kampion i Belgjikës.