GALATASARAY-BURSA

Hat-trick i Gomis për kreun e tabelës
23 February, 2018 @20:11
Galatasaray ka nisur xhiron e XXIII të Superligës turke me fitore të thellë, që ka çuar ekipin në krye të tabelës me një ndeshje më shumë të zhvilluar nga rivalët.
Ka qenë francezi Bafetimbi Gomis që ka shkëlqyer në fitore ndaj Bursasporit 5-0, duke shënuar hat-trick dhe një asistim në këtë fitore.
Rivali më i afërt i Galatasarayit, Istanbul Basaksehir luan të hënën ndaj Gençlerbirligit.
Galata është lidere aktuale me 47 pikë nga 23 ndeshje, ndërsa Istanbul Basaksehir ka një pikë dhe një ndeshje më pak.