SALZBURG-SOCIEDAD

Berisha me gol çon Salzburgun përpara
22 February, 2018 @23:07
Mesfushori i shkëlqyeshëm i Kosovës, Valon Berisha, me golin e tij të shënuar nga penalltia, ka kualifikuar Salzburgun në të tetën e finales së Europa Ligës, duke e mposhtur 2-1 sonte Real Sociedadin, ku për 90 minuta në fushë ishte Adnan Januzaj.
Ndeshja e parë mes këtyre dy ekipeve kishte përfunduar 2-2 në Spanjë, ndërsa Berisha u fut në lojë sonte në minutën e 62-të nga trajneri Marco Rose, për të shënuar golin venidimtar 12 minuta më vonë, për të çuar ekipin e tij në mesin e 16 më të mirëve të Europa Ligës.