KUALIFIKOHEN 10 SKUADRAT E PARA

Napoli eliminohet nga Europa Liga
22 February, 2018 @21:21
Kanë përfunduar nëntë përballjet e para kthyese të natës në Europa Ligë. Duke llogaritur edhe CSKA Moskën e kualifikuar dy ditë më parë, tashmë dhjetë skuadrat e para të së tetës së finales në Europa Ligë, dihen.
Sporting Lisbona, Lokomotiv Moska, CSKA Moska, Atletico Madridi, Dynamo Kievi, Zeniti, Leipzigu, Lyoni, Viktoria Plzeni dhe Lazio janë dhjetëshja e parë e kualifikuar tutje, pasi që në dy ndeshje nxorrën rezultat më të mirë të përgjithshëm.
Napoli edhepse fitoi 0-2 sonte si mysafir në Leipzig, nuk mjaftoi të shkrinte humbjen 1-3 nga ndeshja e parë dhe u eliminua.
Lazio u mposht në përballjen e parë nga FCSB rumune 1-0, por sonte, shpërtheu me 5-1 për të kaluar tutje.
Zeniti përmbysi epërsinë 1-0 të Celticut në Edinburg, duke i mposhtur 3-0 sonte në Shën Petersburg.