KUPA E FEMRAVE

Foto: FFK
Hidhet shorti për Kupë te femrat
Teskti: FFK
22 February, 2018 @10:14
Pas përfundimit të ndeshjeve të rrethit të parë të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave sot u hodh shorti për ndeshjet e rrethit të dytë. Në praninë e përfaqësuesve të klubeve, anëtares së KE dhe njëherësh kryetare e Komisionit për futbollin e femrave, Vjollcë Krasniqi dhe menaxheres së futbollit të femrave Valbonë Gashi u bë hedhja e shortit.
Për ta rritur cilësinë dhe rivalitetin KE i FFK-së ka marrë vendim që veç kampionit që do të shpërblehet me 5 mijë euro, do të të shpërblehen edhe vendi i dytë apo nënkampioni me 3 mijë euro dhe vendi i tretë me 2 mijë euro. Ndërkaq fituesi i kupës do të shpërblehet me 4 mijë euro dhe ekipi finalist me 2 mijë euro. Përkrahja për skuadrat e femrave do të vazhdojë edhe më tutje në të ardhmen ka përfunduar znj. Krasniqi. Ndeshjet e rrethit të dytë do të zhvillohen në fundjavë.
Çiftet rivale:
Hajvalia – 13 Qershori
Dukagjini – Kosova (P)
Liria – Mitrovica
Malisheva, shkon pa lojë në rrethin e tretë.