6 EKIPET E FUNDIT TË KUALIFIKUARA

Arsenal me humbje shkon tutje, Milan pa probleme
22 February, 2018 @23:13
Në 6 përballjet e fundit të Europa Ligës sonte, përveç Salzburgut që siguroi të tetën e finales me golin e Valon Berishës, janë kualifikuar edhe Arsenal, Milan, Borussia Dortmund, Marseille dhe Athletic Bilbao.
Milan ka mposhtur edhe në ndeshjen e dytë Ludogoretsin bullgar, 1-0, me golin e shënuar nga Fabio Borini dhe në total me 4-0 ka shkuar përpara.
Atalanta e Etrit Berishës, ka pësuar gol në minutën e 83-të të ndeshjes nga Borussia Dortmund, për barazimin 1-1 që i diskualifikoi ata, pasi që gjermanët ndeshjen e parë kishin fituar 3-2.
Arsenal rrezikoi fitoren 0-3 nga ndeshja e parë në Suedi ndaj Ostersundsit, derisa befasia skandinave ishte gati të bëj edhe një superbefasi, pasi që kishte epërsi 0-2 pas 45 minutave të para në Emirates.
Sidoqoftë, përmes golit të Sead Kolasinac në pjesë të dytë, Arsenal ka vazhduar ndeshjen qetë, për përfundimtaren 1-2, që i ka çuar ata përpara.