Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CHAMPIONSHIP

Hull siguron Premiershipin

Eurosport

Hull siguron Premiershipin


4 May, 2013 @16:14

Hull City ka fituar një penallti në minutat shtesë të ndeshjes për të barazuar rezultatin në ndeshjen e xhiros së fundit të Championship (liga e dytë angleze) 2-2 me Cardiff Cityn dhe për të siguruar hyrjen në Premier League, stinorin tjetër. 

Mrekullia ishte e shkruar të ndodhte për skuadrën e tigrave, Hull City, pasi që Watford - që kishte gjasat më reale për të siguruar pozitën e dytë, nuk arriti ta mposhtë Leeds Unitedin në shtëpi. 

Përveç Hull Cityt, më parë Cardiff City si kampion i ligës së dytë siguroi Premier League-në. Ndërsa në Play-Off për edhe një vend që dërgon në Premier League do të luajnë: Watford, Birghton, Crystal Palace dhe Leicester City. 

Nga liga e dytë angleze kanë rënë Peterborough, Wolves dhe Bristol. 


 
Të gjitha lajmet nga Premier League