Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUPERLIGA

Java e qartësimit

BOROZANI/ Arkiv/ Erdis Driza

Java e qartësimit


4 May, 2013 @11:28

Lideri i Raiffeisen Superligës në futboll, Prishtina, do të ketë punë të lehtë këtë xhiro, pasi që përballet me skuadrën e Lirisë së Prizrenit, e cila është dorëzuar në luftë për mbijetesë - në mungesë të parave. 

Gjatë ndeshjes ndaj Lirisë, prishtinasit me një vesh do të jenë të koncentruar në takimin Hajvalia - Trepça 89, ku këta të fundit në rast se humbin distanca do të bëhet aq e madhe në pesë xhirot e fundit, sa që në Kosovë është e pakthyeshme dhe Prishtina praktikisht do të shpallej kampion edhe pse jo teorikisht. 

Në luftën për mbijetesë këtë xhiro zhvillohen ndeshjen vendimtare, Vëllaznimi pret Hysin, ndërsa Kosova e Vushtrrisë Drenicën. 

Për gjakovarët fitorja është gjëja e vetme që mund t’ua ngjallë shpresat, ndërsa Kosova e Vushtrrisë do të mund të rrezikonte mjaft Drenicën në rast të fitores. 

Tabela aktule para xhiros XVIII



RAIFFEISEN SUPERLIGA - XHIRO XXVIII

Sot 16:00 Hajvalia - Trepça 8
Sot 16:00 Liria - Prishtina
Sot 16:00 Ferronikeli - Trepça
Nesër 16:00 Drita - Besa
Nesër 16:00 Vëllaznimi - Hysi
Nesër 16:00 Kosova V - Drenica

 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga